Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asimilimi në Turqi: Shpërngulen si Bekollë, kthehen Ishbilirë (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2026 20:06
Asimilimi në Turqi: Shpërngulen si Bekollë, kthehen Ishbilirë (VIDEO)

Familja Ishbilir nga Turqia ka vizituar Shajkovcin e Podujevës, ku është takuar për herë të parë me të afërmit e tyre, me të cilët deri më tani kishin komunikuar vetëm në mënyrë virtuale.

Vizita u realizua pas një udhëtimi qindra kilometra dhe u shoqërua me mikpritje tradicionale dhe sofrën e Llapit, ku mysafirët u interesuan për ushqimet dhe zakonet lokale.

Anëtarët e kësaj familjeje thanë se janë ndier të mirëpritur dhe se vizita në Kosovë iu ka lënë përshtypje shumë pozitive, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer sërish.

Edhe pse ishte hera e parë në Kosovë, ata theksuan afërsinë kulturore dhe ngjashmëritë e shumta me traditat vendore, duke u ndier si në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë, familjarët nga Kosova i kanë njoftuar mysafirët edhe me historinë e vendit dhe ngjarjet kryesore të së kaluarës.

Familja Ishbilir para se të largoheshin nga Kosova mbiemrin e kishin Bekolli por që atë kohë autoritetet turke i detyruan ta ndërrojnë atë.

Detaje mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

lajme të ngjashme