Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Auditori i rreptë, Anomali e parregullsi me “thasë” në KEK (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2026 20:13
Auditori i rreptë, Anomali e parregullsi me “thasë” në KEK (VIDEO)

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) gjatë vitit 2025 nuk ka operuar me transparencë të plotë, sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Sipas  të njëjtit raport, KEK nuk ka finalizuar përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, ku vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë asete të transferuara te Infrakos në vlerë mbi 7.8 milionë euro, si dhe disa parcela dhe prona të tjera me vlera të ndryshme.

Në regjistër vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos në vlerë 7,867,541€, 11 parcela të identifikuara për fshirje në vlerë 866,223€, si dhe prona ‘Mali i pyllëzuar’ në Podujevë në vlerë 5,000,000€”, thuhet në raportn e ZKA-s.

Po ashtu, një gjetje tjetër e auditorit thotë se për ankandet për shitjen e energjisë elektrike u shfrytëzua një email adresë e pasigurt. Sistemi i përdorur nga KEK nuk ka siguri e mbrojtje kibernetike. Kësisoj sipas dokumentit, pamundëson verifikimin se kur është hapur një email me ofertë, kush e hapi dhe koha zyrtare e ankandit. Problemi tjetër është dokumentimi i vendimeve për shitjen e tepricave të energjisë në bursë e ankand.

Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme:

 

 

lajme të ngjashme