Krimet e lehta: Publikimi i fotove, “vret” privatësinë (VIDEO) NULL NULL 27.06.2026 20:24 27.06.2026 20:24 Fytyra ka gjasë që t’i mbetet përgjithmonë në internet. Por, jo për të mirë, kushdo që ia mësyu të kryejë vjedhje, e nuk u zu nga viktima, nuk iku krejt pa gjurmë. Ato çka mbetën, publike po i bën Policia e Kosovës teksa është në kërkim të të dyshuarve. Por, ndonëse ligjërisht munden, në plot raste qytetarëve po u shkelen të drejtat. Nga ky institucion thonë se ka arsye pse bëhet kjo, raporton Klan Kosova. Nga Agjencia për Informim dhe Privatësi pohojnë se edhe kur publikohen imazhet e tilla duhet të merren parasysh disa çështje paraprakisht. Por, nëse fotografitë nuk fshihen nga rrjeti edhe prej mediave, ka zgjidhje. Rekomandimet për ta fshirë publikimin, policia thotë se duhet të vijnë direkt nga hetuesi i rastit. Detajet i gjeni në kronikën e plotë: