Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK NULL NULL 04.02.2026 12:23 04.02.2026 12:23 Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, ky ka qenë vendimi i Komisionit Disiplinor të QKUK-së. Megjithatë, të dy mund të parashtrojnë ankesa, pasi momentalisht është faza për t’i shtruar ato. Kujtojmë se B.K., dhe Xh.A ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshje që kishin pasur javë më parë. /klankosova.tv ‘Kërcet’ grushti në QKUK, rrahen dy kirurgë!