Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Kërcet’ grushti në QKUK, rrahen dy kirurgë!

NULL NULL
26.01.2026 11:39

Dy kirurgë janë rrahur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur te ashensori, ku edhe janë përplasur fizikisht mjekët B.K., dhe Xh.A.

Të njëjtat burime thanë se zanafilla e këtij incidenti është që nga e premta në një mbledhje të kolegjiumit të kirurgëve, ku dy të përfshirët në rast kishin filluar përplasjen verbale.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe policia, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes./Klankosova.tv

lajme të ngjashme