Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sigal Prishtina e pandalshme në ENBL, fitorja e tretë radhazi për bardhekaltrit

NULL NULL
29.10.2025 22:37

Skuadra e Sigal Prishtinës po vazhdon formën e shkëlqyer në Ligën ENBL, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në këtë garë evropiane.

Kryeqytetasit triumfuan në udhëtim ndaj Slovan Bratislava me rezultat 73:78, në një ndeshje ku kontrolluan ritmin dhe treguan qetësi në momentet vendimtare.

Me këtë fitore, bardhekaltërit e konsolidojnë pozitën e tyre në krye të grupit, duke dëshmuar se janë një prej skuadrave më të forta dhe më të disiplinuara në këtë edicion të ENBL-së. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme