Veteranët e UÇK-së në Pejë shpallin në Ditën e Çlirimit nismë për pastrimin e listave të luftëtarëve NULL NULL 16.06.2025 14:12 16.06.2025 14:12 Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë, ka shpallur një nismë për pastrimin dhe përditësimin e listave të luftëtarëve. Qëllimi sipas tyre, është ruajtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe respektimi i kontributit të vërtetë të secilit luftëtar, transmeton klankosova.tv. ”Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Dega në Pejë, shpall nismën për përgatitjen dhe pastrimin e listave të luftëtarëve të UÇK-së në Komunën e Pejës. Kjo iniciativë vjen si nevojë për të ruajtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të respektuar sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për liri dhe për të ndarë me përgjegjësi e drejtësi emrin e shenjtë të luftëtarit të UÇK-së. Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët dhe strukturat lokale që të jenë pjesë e këtij angazhimi të përbashkët, për të ruajtur të pastër historinë dhe të shenjtë kontributin e secilit luftëtar të vërtetë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Nderim të gjithë luftëtarëve të lirisë!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025