Bayerni kalon në 1/8 e finales me çykë të zorit NULL NULL 18.02.2025 22:56 18.02.2025 22:56 Bayern Munchen ka barazuar 1:1 ndaj Celticut në ndeshjen e kthimit për të siguruar kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Bavarezët barazuan rezultatin krejt në fund të ndeshjes përmes Alphonso Davies, pasi fillimisht Celticu kishte kaluar ne epërsi në minutën e 63-të për Nicolas Cuhn. Mirëpo, goli i barazimit për Daviesin rezultoi të jetë i kualifikimit pasi në takimin e parë gjermanët kishin fituar minimalisht, 1:2.