Drenusha Xharra me lokacion dhe krijime të reja (VIDEO) NULL NULL 22.02.2016 14:45 22.02.2016 14:45 Disejnatorja Drenusha Xharra përveç që ka dalë në lokacionin e ri ajo e ka sjell edhe koleksionin e ri, njofton Klan Kosova. Ajo çka është më e veçanta e këtij koleksioni është se në mesin e 30-të veshjeve të cilat i ka prezantuar në atele, kësaj rradhe ka sjellur edhe veshje të nuserisë. Vellot ishin ato që e kanë bërë tepër të veçantë koleksionin e saj më të ri. Drenusha këtë koleksion e ka quajtur “My Closet” (dollapi im). Ajo poashtu e ka ndarë atë në dy pjesë, veshjet me ngjyrë të kuqe me emrin “Drenusha Xharra Red” si dhe veshjet me ngjyrë të bardhë të cilat i ka quajtur “Drenusha Xharra White”. Xharra tha se në këtë koleksion ka veshje të ndryshme. “Është një lloj miksi i veshjeve me disa detaje që ndërlidhen me njëra-tjetrën, ka prej atyre më të thjeshtë deri tek ato më glamuroz”. Poashtu Drenusha tha se inspirimin e fustaneve të nusërisë e ka gjetur tek fustani i nusërisë së nënës së saj. Për më shumë detaje rreth këtij koleksioni, ndiqeni storien në vazhdim: