Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Paris NULL NULL 10.04.2024 07:32 10.04.2024 07:32 Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Kryepërballja kryesore e natës së mërkurës pritet të jetë ajo në mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Parc des Princes, duke filluar nga ora 21:00. Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ballafaqimi në mes Atletico Madridit dhe Borussia Dortmundit. Loja do të luhet në stadiumin “Civitas Metropolitano”, duke nisur nga ora 21:00. Përndryshe, të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale ku pati super paraqitje si në takimin e Real Madridit me Manchester Cityn, që u mbyll me rezultat 3-3. Njashtu edhe në takimin në mes Arsenalit dhe Bayernit, që u mbyll gjithashtu në barazim 2-2./Klankosova.tv.