Ferizaj: Hajnat bëjnë kërdi, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh NULL NULL 07.04.2024 15:38 07.04.2024 15:38 Foto ilustruese. 25 mijë euro është shuma që u dëmtua një familje në Ferizaj. Kjo për shkak se në mbrëmjen e së shtunës, ishin cak i hajnave. Ngjarja ndodhi në rrugën “Nazmi Uksmajli”, rreth orës 22:55. Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia. Zëdhënësi rajonal Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme. “Në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi.Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar.Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha Veseli për Klankosova.tv