Kryeministri finlandez thotë se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë me Perëndimin NULL NULL 13.03.2024 12:48 13.03.2024 12:48 Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka thënë se Rusia është duke u përgatitur për një konflikt të gjatë me Perëndimin. Orpo ka folur sot në Parlamentin Evropian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në kundërpërgjigje të pranimit të Finlandës në NATO. Udhëheqësi rus tha në një intervistë se pranimi ishte “një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të [Finlandës]”. “Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, u tha Orpo eurodeputetëve, teksa shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”. Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për “armatim” të migracionit kundër Finlandës dhe sulmoi Moskën për “shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit tonë lindor” në një veprim “të papranueshëm”. Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez