Anëtarësimi i Finlandës në NATO, Putin thotë se trupat ruse do të vendosen në kufirin finlandez NULL NULL 13.03.2024 09:26 13.03.2024 09:26 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se do të dërgojë trupa në kufi me Finlandën, pasi kjo e fundit u anëtarësua në NATO. “Ky është një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave të tyre kombëtare”, u shpreh Putin në një intervistë të dhënë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. “Ne nuk kishim trupa atje [në kufirin finlandez], tani ata do të jenë atje. Nuk kishte sisteme shkatërrimi atje, tani ato do të shfaqen.” Putin e përmendi edhe një herë perspektivën e një lufte bërthamore me Perëndimin. “Nga pikëpamja ushtarako-teknike, sigurisht që jemi gati”, tha ai. “Armët ekzistojnë për t’i përdorur ato. tha ai. Ne kemi parimet tona”, tha Putin. Megjithatë, ai më vonë u shpreh se përdorimi i armëve të tilla nuk ishte dëshira e Kremlinit.