Grafite me ngjyrat e flamurit serb në komunat veriore, policia nis hetimet NULL NULL 12.02.2024 08:52 12.02.2024 08:52 Në Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Leposaviq janë shkruar grafite në disa objekte. Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin është deklaruar policia e cila përmes raportit njofton se rastet janë duke u hetuar. Rastet janë si më poshtë: Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar. Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar. Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar. Grafite me ngjyrat e flamurit serb shfaqen në katër komunat veriore