Grafite me ngjyrat e flamurit serb shfaqen në katër komunat veriore NULL NULL 11.02.2024 10:33 11.02.2024 10:33 Grafite me ngjyrat e flamurit serb shfaqen në katër komunat veriore, Foto: Kosovo-Online Në katër komunat veriore, raportohet se janë parë grafite të shkruara në disa objekte. Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre, shkruan Kosovo-Online, transmeton Klankosova.tv. Raportohet se ato mund të jenë të shkruar gjatë natës. Lidhur me rastin Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë për të detaje por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje. Në qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, i shpalli si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”. Ky rast nuk është i pari që “Brigada e Veriut” shkruan grafite të tilla. Edhe në vitin 2022, kjo organizatë i kishte shkruar disa në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut, e të cilat përmbanin mesazhe si: “Shkoni në shtëpi”, dhe “Kjo është Serbi”. Grafite me ngjyrat e flamurit serb shfaqen në katër komunat veriore, Foto: Kosovo-Online