Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

De la Fuente, “mësuesi” i Scalonit përballë nxënësit në finalen e Botërorit

NULL NULL
16.07.2026 19:00

Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni do të përballen në finalen e Botërorit, por historia mes tyre ka një detaj të veçantë.

Trajneri i Spanjës dikur ka qenë profesor i Scalonit gjatë kursit për licencën UEFA Pro në Las Rozas në vitin 2017.

De la Fuente, i cili sot drejton “La Roja”-n, i ka dhënë leksione trajnerit argjentinas në rrugëtimin e tij për t’u bërë trajner.

Tashmë rolet kanë ndryshuar: “mësuesi” dhe “nxënësi” do të jenë përballë njëri-tjetrit për trofeun më të madh në futboll.

Një përballje speciale mes dy trajnerëve që kanë shkruar histori me kombëtaret e tyre./Klankosova.tv

lajme të ngjashme