Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“T’mbyt rryma n’vend!”: Banesat e “Shala Swiss Group” në Pejë, nën telat e tensionit të lartë (VIDEO)

NULL NULL
16.07.2026 19:27

Një kompleks i madh banesor, në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë, është ndërtuar pranë linjave të tensionit të lartë 110kV të KOSTT-it, duke ngritur pikëpyetje serioze për sigurinë e banorëve të ardhshëm.

Në hulumtimin e Kiks Kosovës, një person i prezantuar si menaxher i shitjes së kompanisë “Shala Swiss Group”, gjatë një bisede me një gazetare të paraqitur si blerëse e interesuar, pranon se linjat e tensionit të lartë paraqesin rrezik.

“Po valla rrezik, me të nxën përfundi të mbyt krejt!”, dëgjohet duke thënë ai, ndërsa më pas pretendon se çështja është përgjegjësi e shtetit dhe se objekti është ndërtuar me leje.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Kiks Kosova, pretendimi i kompanisë se telat do të largohen ose do të futen nën tokë, nuk qëndron. KOSTT-i ka refuzuar tri herë kërkesat për zhvendosjen apo kabllimin nëntokësor të linjave, duke argumentuar se ndërhyrjet do të rrezikonin furnizimin me energji elektrike të Pejës dhe rajonit.

Pëlqimi i fundit i KOSTT-it për ndërtim është dhënë me kushte të qarta: nuk lejohet asnjë ndërtim direkt nën linjat ajrore 110kV, ndërsa objekti duhet të jetë së paku 5 metra larg nga projeksioni horizontal i përçuesit më të skajshëm. Ky pëlqim, sipas dokumenteve, i referohet një objekti afarist dhe jo një kompleksi banesor.

Kompleksi ka marrë leje edhe nga Komuna e Pejës, ndërsa dokumentet tregojnë se leja ishte kushtëzuar edhe me pëlqimin e KEDS-it, dokument të cilin kompania nuk ia ka dorëzuar Kiks Kosovës. Po ashtu, “Hidrodrini” ka paralajmëruar se nuk garanton furnizim me ujë mbi katin e tretë pa instalimin e pompave dhe rezervuarëve nga investitori.

Mirëpo, “Shala Swiss Group”, përmes avokatëve të saj, pretendon se kompleksi është ndërtuar me leje të vlefshme dhe në përputhje me dokumentacionin teknik të institucioneve kompetente.

Madje, kompania tentoi disa herë të kufizojë punën e ekipit të Kiks Kosovës, duke kërkuar verifikim identiteti të gazetares, duke paralajmëruar kallëzime penale dhe duke kundërshtuar xhirimet në terren.

Kronikat e Kiks Kosova sjellin detaje:

Ndiqeni emisionin e plotë për më shumë detaje: 

lajme të ngjashme