Haxhimusa për ndërtimin e “Shala Swiss Group”: Po ranë telat në tokë, mund të jetë fatale NULL NULL 16.07.2026 20:17 16.07.2026 20:17 Adhurim Haxhimusa, ekspert i energjetikës që punon në Zvicër, duke folur për ndërtimin nga “Shala Swiss Group” në Pejë të një kompleksi të madh banesor në rrugën “Beteja e Loxhës” pranë linjave të tensionit të lartë 110kV të KOSTT-it, ka thënë se edhe vetë pronari e ka konfirmuar se çfarë rreziku mund të paraqesë kjo gjendje. Në Kiks Kosova, ai tha se investitorët e përdorin mungesën e vetëdijes qytetare. “Nuk besoj që ka nevojë të komentohet shumë kjo situatë, sepse edhe vetë pronari thotë se ‘kjo të mytë krejt’. Kjo tregon pak a shumë atë logjikën që e kemi të punës dhe vetëdijen e investitorëve kur ndërmarrin këtë rrezik. E ndërtojnë objektin dhe pastaj e përdorin mungesën e vetëdijes së qytetarëve në momentin që i blejnë banesat. Besoj që ka shumë qytetarë që as nuk e vërejnë këtë punë, nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që e paraqet ky nënstacion dhe tensioni i lartë që është aty, 110 kilovolt”. “Çfarëdo avarie që shkaktohet aty, në momentin që rrëzohen ata tela aty, ka rregullore nga KOSTT, për atë arsye edhe KOSTT nuk ia ka dhënë të drejtën për ta bërë atë ndërtim, sepse ka rrezik për qytetarët, për personat që janë afër, dhe aty ndoshta mund të lejohet të përdoret ajo hapësirë për ndonjë fushë futbolli a diçka tjetër, por jo për të pasë diçka nën atë objekt, sepse në momentin që ata tela të rrymës binë në kontakt me diçka, ato mund të jenë fatale”, tha ai. Ndiqeni bisedën me të në linkun më poshtë: