Alarmohet Spanja, lëndohet Yamal? NULL NULL 16.07.2026 20:04 16.07.2026 20:04 Lamine Yamal po raportohet se është duke u stërvitur veçmas skuadrës kombëtare të Spanjës. Ai po thuhet se ndien jorehati në kofshën e tij pas një përplasjeje që kishte pasur me Kylian Mbappe-në të martën. Madje ai u pa duke çaluar pas triumfit monumental ngaj finalistëve të edicionit të kaluar. Kjo ka shtuar frikën se ai mund t’i mungojë Spanjës në finalen e Kupës së Botës që do ta zhvillojë të dielën ndaj Argjentinës së Leo Messit.