Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Portugezi Antero Lopes, shef i ri i EULEX-it në Kosovë

NULL NULL
16.07.2026 17:50

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të udhëhiqet nga një emër i ri. Këshilli Evropian ka emëruar diplomatin portugez Antero Lopes në krye të misionit, duke ia besuar drejtimin e një prej mekanizmave më të rëndësishëm të BE-së në Kosovë.

Sipas vendimit të Këshillit Evropian, të miratuar më 15 korrik 2026, Lopes do të marrë detyrën më 10 gusht 2026, me një mandat fillestar prej 10 muajsh. Ai do të pasojë në këtë post italianin Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin zyrtar, Këshilli Evropian vlerëson përvojën e gjatë profesionale të Lopes, duke e cilësuar atë si një zyrtar të lartë ndërkombëtar me ekspertizë në diplomaci, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e sektorit të sigurisë.

“Lopes është një zyrtar i lartë ndërkombëtar portugez i specializuar në diplomaci, sundim të ligjit dhe qeverisje të sektorit të sigurisë, me më shumë se katër dekada përvojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë mbi 25 vjet me OKB-në”, thuhet në njoftim.

Sipas Këshillit Evropian, karriera e tij përfshin angazhime në disa prej misioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Forcën Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë (UNPROFOR), si dhe një shërbim gjashtëvjeçar në Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

“Ky angazhim i ka dhënë Lopes përvojë të gjerë në udhëheqjen strategjike, menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin me qeveritë dhe partnerët ndërkombëtarë”, theksohet më tej në njoftim.

EULEX është misioni më i madh civil i Bashkimit Evropian në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe ka për mandat mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, duke kontribuar në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

lajme të ngjashme