Rama u përgjigjet kritikave: S’bëhemi kor histerik sa herë flet një çyryk në Beograd NULL NULL 16.07.2026 18:02 16.07.2026 18:02 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, që përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës, duke iu përgjigjur kritikave për mungesën e një reagimi të menjëhershëm nga ana e tij. Në një postim në platformën “X”, Rama tha se Shqipëria ka reaguar përmes ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke përmend se kjo është mënyra se si vepron një shtet që respekton veten, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri shqiptar kritikoi kërkesat për reagime të vazhdueshme ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, duke thënë se Tirana nuk duhet të shndërrohet në “një kor histerik” sa herë që bëhen deklarata të tilla. “Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten”, shkroi mes tjerash Rama. /Klankosova.tv Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten… — Edi Rama (@ediramaal) July 16, 2026