Deklarata e ministres serbe, Hasani: Për vendin, unë dal i pari – le të niset ajo me tanke (VIDEO) NULL NULL 16.07.2026 18:56 16.07.2026 18:56 Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila përmendi “spastrimin etnik” të Kosovës. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hasani tha se çdo herë është i gatshëm të mbroj Kosovën, pavarësisht moshës. “Ne jemi këtu, nuk largohemi prej këtu. Ajo le t’i marrë tanket, por trupat e gjallë i ka këtu që e ndalin. Ne e ndalim, unë dal i pari bashkë me të tjerët. S’ka moshë për vendin, çdo herë jemi të gatshëm për ta mbrojtur vendin”, deklaroi Hasani. /Klankosova.tv Ndiqni deklarimin e plotë: