Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

EULEX nuk ka kompetenca për realizimin e operacioneve të bastisjes

NULL NULL
12.09.2023 19:23
EULEX
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX. Foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme u raportua se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka kryer bastisje në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

U tha po ashtu se në këtë aksion u morën edhe gjësende personale si: Fotografi, libra, edhe telefon.

Por, ky mision sqaron se nuk ka kompetenca për realizimin e operacioneve të bastisjeve dhe konfiskimit.

“Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në reagim.

Familjari i heronjve Fazliu: Specialja mori gjëra të kota nga banesa – në të qëndruan edhe krerët që janë në Hagë (VIDEO)

Bastisja nga EULEX-i në banesën e Bahri e Fahri Fazliut, flet familjari i tyre

lajme të ngjashme