Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Godet shtatë vetura në Veri, dy të lënduar

NULL NULL
12.02.2020 11:33

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Kral Petra”, në Veri të Mitrovicës.

I dyshuari duke drejtuar automjetin me ngjyrë hiri nga qendra e Mitrovicës është kthyer në drejtim të Zveçanit duke i goditur gjashtë veturat në lëvizje si dhe një veturë në parking.

Ai ka vazhduar lëvizjen dhe nuk është ndal në vendin e ngjarjes.

Për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull kosovar dhe një fëmijë femër serbe.

Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar.

lajme të ngjashme