Policia: Tre persona janë lënduar në aksidentin mes nëntë veturave dhe një kamioni (VIDEO) NULL NULL 23.08.2019 14:06 23.08.2019 14:06 Rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia konfirmon se tre personave iu është ofruar ndihma mjekësore me këtë rast, transmeton Kosova. Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për klankosova.tv ka thënë se në aksident janë përfshirë nëntë vetura dhe një kampion. Ajo përmes telefonit ka thënë se njësitet e policisë janë duke u marrë ende me rastin.