70 çiklistë të lënduar gjatë rrëzimeve masive në garën gjermane NULL NULL 07.09.2025 16:13 07.09.2025 16:13 Gara e biçikletave “Riderman” në Bad Dürrheim, Baden-Württemberg, përfundoi me një ngjarje tragjike ku mbi 70 persona u lënduan pas dy rrëzimeve masive. Sipas policisë, incidenti i parë ndodhi në një kthesë të djathtë, ku disa çiklistë ranë dhe bllokuan rrugën, transmeton klankosova.tv. Kjo shkaktoi një rrëzim të dytë, duke përkeqësuar situatën. Përfaqësuesi i policisë tha se nga të lënduarit, rreth 15-20 janë të plagosur rëndë, por asnjëri nga ata nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë, shumica e të tjerëve kanë pësuar lëndime të lehta. Aktualisht, numri i saktë i të lënduarve mund të ndryshojë pasi shumë prej tyre janë shpërndarë në spitale.