493 raste të reja me COVID-19, brenda tre ditëve (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 01.07.2022 20:12 nga Arbreshë Uka 01.07.2022 20:12 Brenda tre ditëve të fundit rastet e reja me koronavirus janë me numër treshifror. Kësisoj në 24 orëshin e fundit janë raportuar 167 qytetarë të infektuar nga 563 testime sa janë bërë. Megjithëkëtë, mesdita e së premtes ishte e qetë në pikën testuese pranë IKShPK-së. 80 mostra u morën gjatë ditës. Derisa, numri i testimeve të përgjithshme është rritur për disa arsye. Sipas mikrobiologes Zana Kaçaniku-Deva testohen edhe kontaktet e rasteve të cilët rezultojnë pozitivë në COVID-19. Po ashtu ditëve të fundit në rritjen e testimeve kanë ndikuar edhe udhëtimet e qytetarëve për në Mekë dhe vendet e tjera. Mikrobiologia Kaçaniku thekson se është edhe një numër i vogël i qytetarëve që testohen më shpesh si shkak i frikës dhe kujdesit. E në ShSKUK janë të hospitalizuar 14 pacientë të prekur me koronavirus, në mesin e tyre tre fëmijë në Klinikën e Pediatrisë.