3,086 biznese të reja brenda tre muajve të parë, Murati: S’ka ndodhur ndonjëherë NULL NULL 29.04.2023 13:33 29.04.2023 13:33 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ndarë të dhëna sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja të regjistruar në tre muajt e parë të vitit 2023. “Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale. Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, është shprehur Murati, transmeton KlanKosova.tv. “Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë”. Ai ka treguar se sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që lë pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me sosh. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS