27 vjet pa Dr.Shpëtim Robaj – atdhetari që jetën ia kushtoi pacientëve dhe lirisë së Kosovës NULL NULL 30.09.2025 14:12 30.09.2025 14:12 Anesteziologu Shpëtim Robaj është përkujtuar në 27-vjetorin e rënies së tij. Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se Robaj nuk ishte vetëm mjek i përkushtuar, por një shpirt i madh, i cili nuk zgjodhi rrugën më të lehtë, por atë të nderit dhe sakrificës. Kolegët e tij anesteziologë/intensivistë e kujtojnë me krenari të thellë Robajn të cilin e konsiderojnë jo vetëm si dëshmor të kombit, por edhe si dëshmor të humanizmit dhe mjekësisë, njofton Klankosova.tv.