Sky Sports: Phil Foden rinovon kontratën me Manchester City NULL NULL 05.05.2026 12:28 05.05.2026 12:28 Sipas raportimeve të Sky Sports, mesfushori i Manchester City, Phil Foden, ka nënshkruar kontrate të re 4-vjeçare me klubin anglez. Burimet e afërta me klubin bëjnë të ditur se të gjitha pikat kryesore të kontratës janë dakorduar dhe zyrtarizmi pritet të vijë së shpejti, duke e lidhur Foden për një periudhë afatgjatë me kampionët e Anglisë, transmeton Klankosova.tv. Phil Foden has agreed to a new four-year contract at Manchester City, with the option to extend it for a further year 📝✅ pic.twitter.com/0OOl2Gj9RD — Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 5, 2026 Mediat angleze ditëve të fundit kishin raportuar se negociatat për rinovim të kontratës kanë filluar, ndërsa sot palët kanë finalizuar atë. Man City të interesuar për rinovim të kontratës, Foden ende pa përgjigje – Klan Kosova Foden ka qenë mjaftë i rëndësishëm të City këtë sezon, duke zhvilluar 46 paraqitje në të gjitha garat, ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 6 asistime, duke konfirmuar rolin e tij kyç në skuadër. Rinovimi i tij shihet si pjesë e planit të Manchester Cityt për të mbajtur bërthamën e skuadrës dhe për të vazhduar dominimin në futbollin anglez dhe evropian. /Klankosova.tv