Katër persona vdesin pas rrëzimit të aeroplanit në Brazil NULL NULL 04.04.2026 09:08 04.04.2026 09:08 Një aksident tragjik ajror ka ndodhur në Brazil, ku katër persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua mbi një restorant në qytetin Capao da Canoa. Sipas autoriteteve lokale avioni i tipit Piper, me një motor të vetëm, kishte në bord dy pilotë dhe dy biznesmenë, të cilët kanë vdekur si pasojë e aksidentit, ka bërë të ditur departamenti i zjarrfikësve, transmeton Klankosova.tv. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit (ora lokale), kur avioni, i cili ishte nisur drejt Ibitinga në Sao Paulo, u rrëzua në rrethana ende të paqarta mbi një restorant që ishte i mbyllur në momentin e ngjarjes. 🟡#EnVideo | Una avioneta se estrelló en el municipio de Capao da Canoa, impactando contra una zona residencial y comercial, reportan medios locales. ✍️📹: Sputnik pic.twitter.com/lZkSKNue4e — Globovisión (@globovision) April 3, 2026 Raportimet e mediave lokale bëjnë të ditur se avioni po fluturonte në lartësi të ulët në momentin e përplasjes, ndërsa shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende nën hetim. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe disa ndërtesa përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.