“Ai mbetet lider” – pse u ‘kryqëzua’ mbrëmë Granit Xhaka, flet gazetari Gerbeshi (VIDEO) NULL NULL 19.06.2026 10:25 19.06.2026 10:25 Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është përballur me kritika pas fitores 4:1 ndaj Bosnjës, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës. Debati është nxitur pasi Xhaka nuk ia la mundësinë lojtarit 20-vjeçar Johan Manzambi që të ekzekutonte një penallti, me ç’rast talenti zviceran do të kishte mundur të kompletonte “hat-trickun”. Lidhur me këtë çështje ka folur gazetari Kasim Gerbeshi në “Ora 7”, i cili ka kritikuar mënyrën se si disa media e kanë trajtuar rastin. “Çka kisha dashtë me cek është raportimi i mediave të ndryshme, të cilat e kanë kryqëzuar kapitenin Granit Xhaka, i cili nuk ia la penalltinë lojtarit 20-vjeçar, Johan Manzambi, që ishte vetëm një gol larg hat-trickut. Ndërkohë, Granit Xhaka arriti një rekord, duke u bërë lojtari i dytë që shënon në dy kampanja të ndryshme kualifikuese. Kjo ka bërë bujë të madhe në media, për faktin pse nuk e la Johan Manzambin ta ekzekutonte penalltinë”, tha Gerbeshi. Ai përmendi edhe komentet e një analisti të lidhur me ifutbollistin Zlatan Ibrahimoviq, i cili kishte deklaruar se Xhaka nuk mund të flasë më për lidership. “Në anën tjetër, e kemi edhe analistin e Zlatan Ibrahimoviqit, i cili tha se Granit Xhaka nuk mund të flasë më për lidership. Kjo i ka bërë shumë dëm “piar-it”të Xhakës, por pavarësisht kësaj, ai mbetet lider”, tha Gerbeshi në Klan Kosova.