Publikohen pamjet e renovimit të “Air Albania” NULL NULL 19.06.2026 11:28 19.06.2026 11:28 Federata Shqiptare e Futbollit ka intensifikuar prej ditësh punimet në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kampionatit Europian U21, që do të zhvillohet në vitin 2027. Ky investim i rëndësishëm vjen si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë, e cila së bashku me Serbinë do të jetë një nga vendet organizatore të këtij kompeticioni madhor të futbollit europian për grupmoshat e reja, transmeton Klankosova.tv. Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë se puna po vazhdon me ritme të larta. View this post on Instagram A post shared by Qendra Sportive Kuq e Zi (@qskzalbania) Vëmendje e veçantë i është kushtuar tapetit të fushës, një prej elementeve më të rëndësishme për standardet që kërkon UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Në fokus të punimeve mbetet përmirësimi i sistemit të ujitjes, si dhe optimizimi i të gjithë sipërfaqes së fushës, me synimin që terreni të jetë në gjendje perfekte për zhvillimin e ndeshjeve të Europianit U21. Stadiumi pritet të jetë një nga arenat kryesore të turneut, ndërsa punimet aktuale konsiderohen një hap i rëndësishëm në rrugën drejt organizimit sa më të suksesshëm të Kampionatit Europian U21 në vitin 2027.