Tentim-vrasja në Matiqan: Cili dyshohet se është motivi i përleshjes mes dhëndrit dhe vjehrrit? (VIDEO) NULL NULL 19.06.2026 13:03 19.06.2026 13:03 Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha Një përleshje e dhunshme që fillimisht ka nisur mes pesë personave me mjete të forta, si shkopinj bejsbolli, ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit mbrëmë në lagjen Matiqan të Prishtinës, në rrugën “Papa Gjon Pali”. Në incident dyshohet se janë përfshirë dhëndri E. Pacolli dhe vjehrri F. Xheladini. Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, e cila ka përcjellë zhvillimet nga vendi i ngjarjes, ka deklaruar se motivi i mundshëm i përleshjes lidhet me një konflikt familjar mes një çifti të fejuar. “Nga ajo që kemi kuptuar ekskluzivisht, dyshohet se motivi kryesor ka qenë një mosmarrëveshje mes çiftit të fejuar, ku thuhet se dhëndri i ka bërë presion të fejuarës së tij. Për këtë arsye, familjarët e saj, babai, vëllezërit dhe të tjerë, janë mbledhur mbrëmë rreth orës 19:30 në një kafiteri, ku gjatë takimit situata ka eskaluar”, ka deklaruar Berisha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gjatë përleshjes, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është përdorur edhe armë zjarri, me ç’rast janë plagosur dy persona, vjehrri dhe dhëndrri, e ku gjendja shëndetësore e dhëndrit është e rëndë./Klankosova.tv Ndiqni detajet e plota: