Dhëndri që dyshohet se u plagos nga vjehrri në gjendje të rëndë, policia flet në detaje NULL NULL 19.06.2026 09:49 19.06.2026 09:49 Një përleshje e dhunshme që fillimisht nisi mes pesë personave me mjete të forta (shkopinj bejsbolli), ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit mbrëmë në lagjen Matiqan të Prishtinës, në rrugën “Papa Gjon Pali”. Sipas informacioneve të para nga Klan Kosova, në këtë incident dyshohet se janë përfshirë dhëndri E. Pacolli dhe vjehrri F. Xheladini, ndërsa konflikti fillimisht raportohet të ketë qenë familjar. Gjatë përleshjes, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është përdorur armë zjarri, ku si pasojë janë plagosur dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Njëri prej të plagosurve, si dhe i dyshuari, janë dërguar për trajtim në QKUK, ku ndodhen nën mbikëqyrje të policisë. Njëherësh, sië mësoi Klan Kosova, gjendja e dhëndrit është e rëndë. “Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thotë PK./Klankosova.tv Dy persona plagosen me armë zjarri në Matiçan, dyshohet se janë dhëndër e vjehërr (VIDEO)