Identifikohet trupi i Eglant Koçit – dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij NULL NULL 19.06.2026 11:05 19.06.2026 11:05 Identifikohet trupi i Eglant Koçit - dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen misterioze të Eglant Koçit në Shqipëri, i cili dyshohet se u ekzekutua nga shoku i tij, shtetasi Armand Shaka. Sipas raportimeve të Top Channel, Shakaj e qëlloi me plumb pas koke Eglant Koçin, para se ta hidhte trupin e tij në një humnerë pranë fshatit Cerrujë. Trupi i 34-vjeçarit u gjet në proces dekompozimi, pas dy javësh kërkime nga forcat e policisë, të ndihmuar edhe nga forcat e sigurisë së Kosovës si edhe me dronë, transmeton Klankosova.tv. Familjarët e kanë identifikuar identifikuar në morgun e Tiranës dhe kanë hapur dyert e mortit. Sakaq, autori i dyshuar Armand Shakaj mbetet në arrati.