Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Libri i dr. Mehmet Prishtinës përurohet sot në Bibliotekën Kombëtare 

NULL NULL
19.06.2026 09:22

Në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot nga ora 12:00 do të përurohet libri “Lëvizja Revolucionare Kombëtare Shqiptare dhe Maqedonase në Rrjetet e Diplomacisë Sovjetike (1922-1928)” e autorit dr. Mehmet Prishtina.

Libri trajton një periudhë të rëndësishme të historisë politike të shqiptarëve dhe të rajonit, duke hedhur dritë mbi raportet, kontaktet dhe ndërveprimet e lëvizjeve revolucionare shqiptare dhe maqedonase me qarqet diplomatike sovjetike gjatë viteve 1922-1928.

I mbështetur në burime arkivore dhe dokumente historike, ky studim sjell një kontribut të veçantë në historiografinë shqiptare dhe në studimet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të periudhës ndërmjet dy luftërave botërore./Klankosova.tv

lajme të ngjashme