Vidhet arka e xhamisë në Isniq të Deçanit NULL NULL 19.06.2026 09:54 19.06.2026 09:54 Xhamia e "Haxhi Ibrahim Devollit" Në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, të enjten rreth orës 11:30 është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë. Sipas ankuesit, persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në xhaminë e fshatit dhe kanë vjedhur arkën ku ishin të vendosura paratë. Shuma e parave të vjedhura nuk dihet. Rasti është raportuar tek organet e rendit dhe është duke u hetuar. /Klankosova.tv