7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim NULL NULL 19.06.2026 10:05 19.06.2026 10:05 Lekë Jaha, vetëm 7 vjeç dhe nxënës i klasës së parë në “Finnish School of Kosovo”, ka përfunduar me sukses programin ‘HarvardX CS50’s Introduction to Programming with Scratch’, duke realizuar dhe kaluar me sukses të nëntë projektet e kursit, të cilat u vlerësuan sipas standardeve të programit. Ajo që e bën këtë arritje edhe më të veçantë është fakti se kursi rekomandohet për pjesëmarrës të moshës 12 vjeç e lart, ndërsa Leka e përfundoi atë në moshën vetëm 7-vjeçare. Me këtë sukses, Leka bëhet një nga pjesëmarrësit më të rinj që ka përfunduar këtë program, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe interes të jashtëzakonshëm për teknologjinë dhe programimin që në bankat e klasës së parë. /Klankosova.tv