Një pako e dyshimtë në Sauk, policia rrethon zonën NULL NULL 28.08.2016 20:55 28.08.2016 20:55 Një pako e dyshimtë është gjetur në zonën e rrethrrotullimit të Sanatoriumit në Sauk. Pakoja që dyshohet se mund të jetë eksploziv dhe ka vënë në alarm policinë, e cila ka rrethuar zonën. Sipas informacioneve të para, pakoja ka një madhësi 2040 cm dhe është e mbështjellë me natriban, shkruan gazeta Shekulli. Njoftimi i policisë Është marrë një telefonatë rreth orës 19:40, ku raportohet se në Sauk, te rrethrrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban, me përmasa 2040cm.