Nisma për Kosovën: Pushteti ka humbur komunikimin dhe ndjeshmërinë me popullin NULL NULL 28.08.2016 21:28 28.08.2016 21:28 Nisma për Kosovën ka reaguar pas incidentit në fshatin Mushtisht duke thënë se kjo tregon edhe njëherë se ky pushtet ka humbur çdo komunikim dhe ndjeshmëri me popullin. “Në vend që Qeveria të angazhohet për fatin e të pagjeturve dhe familjarëve të tyre tu ipet përgjigja të cilën janë duke e pritur qe 18 vite, ky pushtet përkundrazi po abuzon me ndjenjat e popullit duke ja ngacmuar plagët e freskëta të luftës.Përplasja e sotme e policisë me popullin edhe njëherë tregon fytyrën e vërtet të këtij regjimi, tregon se ky regjim është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Klan Kosova. Sipas Nismës për Kosovën, qytetarët e Mushtishtit patën dy kërkesa shumë të qarta, të drejta dhe humane. “Zbardhja e fatit të të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia serbe dhe e dyta ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar. Çdo tentim për t’i dhënë kahje tjetër kësaj proteste të qytetarëve të Mushtishtit është e papranueshme dhe qëllimkeqe”. “Përpjekja e këtij pushteti që ti kapërcej dhe ti qesë në harresë vuajtjet e këtij populli dhe të barazoj viktimën dhe xhelatin siç kanë filluar disa nga pushtetarët për interes individual do të dështon me turp”, përfundon komunikata.