Nga e hëna fillon shitja e vajit të kanabisit në barnatoret e Maqedonisë NULL NULL 28.08.2016 21:11 28.08.2016 21:11 Vaji i kanabisit, vaj për qëllime mjekësore nga e hëna mund të blihet në barnatoret e Maqedonisë, por vetëm me udhëzim nga mjeku. Agjencia e Maqedonisë për barna dhe elemente mjekësore ka miratuar çmimin e dy vajrave të reja nga kanabisi. Kanobil Kanc 300 dhe Kanobil Kanc 600, i cili u propozua nga prodhuesi Replekfarm tashmë ka filluar shpërndarjen nëpër barnatore, shkruan TetovaSot. Vaji më i dobët, Kanobil Kanc 300 do të shitet me çmimin e 5.544 denarë, dhe Kanobil Kanc 600 me një çmim prej 9.240 denarë. Përdorimi i këtyre vajrave kërkon udhëzim nga mjeku dhe është miratuar për katër sëmundjet: kancer, sklerozë të shumëfishtë, SIDA dhe epilepsi.