Maqedoni: Banorët e rajoneve të përmbytura, nga një shtatori mbeten në rrugë NULL NULL 28.08.2016 21:46 28.08.2016 21:46 Nga 1 shtatori nuk kemi ku shkojmë. Kështu thonë familjet e zhvendosura të cilat mbetën pa strehë për shkak të vërshimeve dhe që për momentin janë vendosur në konviktet studentore. Disa familje që janë vendosur në hapësirat e universitetit FON, thonë se për tre ditë do duhet t’i braktisin hapësirat, pasi atje do vijnë studentët ndërsa askush nga kompetentët nuk i ka vizituar për t’u treguar se çfarë do bëhet me hallin e tyre. Qytetarët që pësuan nga vërshimet dhe që tani janë të vendosur në konviktin e studentëve “Tomi Stefanovski Seniq”, thonë se aty mund të qëndrojnë 6 muaj, por janë të shqetësuar për fëmijët e tyre që për disa ditë fillojnë me shkollën. Ata thonë se ende nuk kanë marrë kurrfarë ndihme nga autoritetet, shkruan Alsat M. Përmbytjet që para tre javësh përfshinë rajonin e Shkupit shkaktuan dëme të mëdha në thuajse 5 mijë familje ndërsa shumë prej tyre mbetën pa strehë mbi kokë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.