Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Golem, 73-vjeçari: E vrava gruan se më pyeti ku isha

NULL NULL
28.08.2016 22:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Golem të Kavajës.

Policia raporton se rreth orës 19:50, në Golem, 73 vjeçari ka vrarë me sëpatë, bashkëshorten e vet 68 vjeçare. Autori është vetë-dorëzuar në Polici.

Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan Lapsi.al.

Nga dëshmia e dhënë para policisë, i moshuari ka thënë se e ka vrarë gruan pasi i kishte bërë shumë pyetje se ku kishte qenë. “E vrava se vetëm më pyeste ku kisha qenë” – ka thënë i autori.

Dyshohet se ai ka vepruar nën efektin e pijeve alkoolike.

lajme të ngjashme