Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Erdogan: Do ta zhdukim me gjithë rrënjë terrorin

NULL NULL
28.08.2016 22:44

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar: “Populli im dëshiron dënim me vdekje apo jo? Cili është institucioni që vendos për këtë? Parlamenti i Madh i Turqisë.

Pasi ata atje janë përfaqësuesit tuaj dhe legjislativi. Kërkesën tuaj ia kam përcjellë këtij institucioni dhe j’ua përcjell përsëri sot nga këtu. Këtë gjë duhet ta hapin për diskutim dhe më pas duhet të vendosin.

Kur ky vendim të vijë përpara meje, po e them përsëri këtu mendimin tim, unë këtë vendim e miratoj”, raporton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Erdogan e ka bërë këtë deklaratë gjatë fjalimit të mbajtur sot në mitingun “Unitet Bashkim dhe Vëllazëri” i organizuar sot në sheshin Demokracia e 15 korrikut në qytetin e Gaziantepit.

Erdogan e nisi fjalimin e tij duke e quajtur Gaziantepin si krahinën e dëshmorëve dhe heronjve. Duke theksuar se ndodhet këtu për një vizitë ngushëllimi, Presidenti Erdogan në vijim të fjalës së tij tha: “Më 20 gusht, ditën e shtunë, Gaziantepi ishte preh e sulmit më të poshtër terrorist. Terrori duke përdorur një fëmijë 14 vjeçar si kamikaz, derdhi gjak në një natë duke marrë shumë shpirtra.”

Në këtë sulm humbën jetën 53 persona nga të cilët 34 ishin fëmijë, mbetën të plagosur 94 të tjerë nga të cilët 44 ishin fëmijë, tha Presidenti Erdogan dhe më pas shtoi: ”Sulmi ishte aq mizor saqë ende kemi trupa me identitet të papërcaktuar.”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.