Zyrtari amerikan thotë se Izraeli ka pranuar në thelb armëpushimin gjashtëjavor, pritet përgjigjja edhe nga Hamasi NULL NULL 02.03.2024 19:27 02.03.2024 19:27 Foto nga arkiva: Objekte të shkatërruara në Gaza, nga sulmet izraelite. Izraelitët kanë “pranuar në thelb” një propozim gjashtëjavor për armëpushim në Gaza, u tha gazetarëve të shtunën një zyrtar i lartë i administratës Biden. Një fazë e dytë do të përpunohej gjatë këtyre gjashtë javëve “për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme”. Armëpushimi gjashtëjavor do të lejonte lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe rrjedhjen e ndihmave në enklavën bregdetare të rrethuar. Ai zyrtar tha se ekziston një “marrëveshje kornizë” që Izraeli e ka “pranuar pak a shumë”. Pika penguese, thotë zyrtari, është se Hamasi nuk ka rënë ende dakord për një “kategori të përcaktuar pengjesh të cenueshëm”. “Kjo kategori e cenueshme pengjesh, që është faza e parë, është marrëveshja”, tha zyrtari, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Zyrtari shtoi se ShBA ka mbajtur “një numër takimesh” në Izrael dhe një takim në Paris gjatë disa javëve të fundit. Ai tha gjithashtu se takimet janë “në vazhdimësi” të shtunën në Doha, Katar.