Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë takohen me kryeministrin e Katarit për të diskutuar armëpushimin NULL NULL 28.11.2023 13:14 28.11.2023 13:14 Flamuri i Katarit (në të majtë), dhe ai i Izraelit (në të djathtë). Drejtorët e Mossad-it, dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së ShBA-së, janë duke zhvilluar një takim në Doha me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Qëllimi i këtij takimi thuhet se është për të mundësuar që armëpushimi dyditor të zgjatet edhe më tej, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Aty po marrin pjesë edhe zyrtarët egjiptianë, takimi i Dohas do të hapë gjithashtu fazën tjetër të një marrëveshjeje të mundshme, tha një burim që ka njohuri për ngjarjen.