Zyrtare: Leon Avdullahu rinovon kontratën me Hoffenheimin NULL NULL 29.04.2026 11:38 29.04.2026 11:38 Mesfushori kosovar i Hoffenheimit, Leon Avdullahu ka rinovuar kontratën e tij me klubin gjerman. Lajmin e ka zyrtarizuar Hoffenheim që përmes një postimi në Facebook tha se Avdullahu ka zgjedhur rrugën e bashkëkombasit të tij, Albian Hajdari i cili po ashtu ditë më parë rinovoi kontratën e tij, raporton KlanKosova.tv. “Pas Albian Hajdarit dhe Ozan Kabakut, Leon Avdullahu është bërë lojtari i radhës kyç që nënshkruan një zgjatje kontrate afatgjatë me Hoffenheimin”, shkruhet në postim.