Zvereeeev më në fund bëhet me Grand Slam, fiton Roland Garrosin NULL NULL 07.06.2026 19:44 07.06.2026 19:44 Numri tre i botës, Alexander Zverev, ka fituar Roland Garrosin e me këtë rast edhe Grand Slamin e tij të parë. Gjermani fitoi ndaj italianit Flavio Cobolli me rezultat 3-2 në sete, 6-1, 4-6, 6-4, 6-7, 6-1 pas gati katër orësh e gjysmë lojë. Pas tri finalesh të humbura Grand Slam, fituesi i medaljes së artë olimpike më në fund e bëri sefte. Vlen të përmendet që ylli i këtij kompeticioni, Carlos Alcaraz, mungoi si pasojë e lëndimit, teksa Jannik Sinner shokoi duke u eliminuar që në rundin e dytë.