Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zika rrezikon Rio 2016

NULL NULL
09.02.2016 10:37

Kenia mund të tërhiqet nga Lojërat Olimpike të Rios nëse virusi Zika në Brazil arrin nivele epidemike, ka thënë presidenti i Komitetit Olimpik të Kenias.

Pickimi nga mushkonja e infektuar me këtë virus në Amerikën Jugore lidhet me disa defekte në lindje.

Javën e shkuar Organizata Botërore e Shëndetit ka ka cilësuar virusin si rrezik për shëndetin në botë.

Kipchoge Keino ka thënë: “Ne nuk do të rrezikojmë që keniasit të infekohten me virusin Zika”.

Autoritet braziliane insistojnë se nuk ka rrezik për atletët dhe spektatorët, veç femrave shtatzëna, ndërsa lojërat pritet që të fillojnë në muajin gusht.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët, ndërsa oraret pritet të respektohen.

lajme të ngjashme